Rosenior: Ata barazuan pas një prekje të topit me dorë, duhej të kishim marrë 3 pikë, por u dhuruam 1 rivalëve

Rosenior: Ata barazuan pas një prekje të topit me dorë, duhej të kishim marrë 3 pikë, por u dhuruam 1 rivalëve

11 Shkurt 2026 9:03 Telesport Trajneri i Chelsea, Liam Rosenior, ka mbetur i zhgënjyer nga barazimi 2-2 që skuadra e tij arriti të martën në mbrëmje ndaj Leeds, në ndeshjen e vlefshme për Premier League. Një rezultat që ngadalëson disi “blues” në garën për një vend në Champions League. Ai ishte i irrituar për golin e barazimit të Leeds: “Në atë kohë mendova se topi preku krahun e Bogle. Nëse ka ndonjë kontakt, duhet të anulohet. Rregulli është rregull. Nëse ka ndonjë prekje me dorë në prag të një goli, ai duhet anulluar. Gjyqtarët thanë se nuk ishte e qëllimshme, por kjo është e papranueshme”. “Loja u ndal për 6 minuta, ndërkohë që ne ishim në kontroll të plotë të lojës. Nuk dua të flas...