Ronaldo “rikthehet” në Spanjë, blen 25 përqind të aksioneve të klubit të La Liga 2
Cristiano Ronaldo ka bërë hapin e tij të parë drejt pronësisë së një klubi futbolli, pasi ka blerë 25% të aksioneve të UD Almeria përmes kompanisë së tij “CR7 Sports Investments”. 41-vjeçari, i cili vazhdon të jetë aktiv në futbollin e luajtur me fanellën e Al Nassr, bëhet bashkëpronar i klubit spanjoll një vit pasi Almeria u ble nga një grup investitorësh nga Arabia Saudite i udhëhequr nga Mohamed Al Khereiji, bashkëpunëtor i ngushtë që më herët kishte ndihmuar edhe në transferimin e portugezit në Arabinë Saudite. Al Khereiji e mirëpriti investimin, duke vlerësuar përvojën dhe njohjen e thellë që Ronaldo ka për futbollin spanjoll. Aktualisht, Almeria renditet e treta në La Liga 2 dhe po synon rikthimin në elitën e futbollit spanjoll. “Cristiano Ronaldo blen 25% të aksioneve të skuadrës...
Burimi:
opinion.al