Ronaldo rikthehet në futbollin spanjoll, këtë herë nga zyrat. Blen 25% të këtij klubi
26 Shkurt 2026 14:47 Alfred Lleshi Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka bërë një tjetër hap të rëndësishëm jashtë fushës, duke blerë 25% të aksioneve të UD Almería, aktualisht në vendin e tretë të “La Liga Hypermotion”, vetëm dy pikë larg kreut dhe me 15 javë ende për t’u luajtur. Lajmi konfirmon raportimin e publikuar nga “MARCA” më 16 maj 2025. Operacioni u realizua përmes “CR7 Sports Investments”, filial i kompanisë së tij “CR7 SA”, përmes së cilës sulmuesi 41-vjeçar i Al-Nassr menaxhon investimet. Shifrat nuk janë bërë publike, por marrëveshja cilësohet si “investim strategjik” dhe pjesë e angazhimit afatgjatë të Ronaldos në pronësinë e klubeve. “Prej kohësh kam ambicien të kontribuoj në futboll, edhe përtej fushës. UD Almería ka bazë të fortë dhe potencial të madh...
Burimi:
telesport.al