Ronaldo, “gojëmbël” për Ancelottin: Jashtëzakonisht i aftë, do ta ndihmojë Brazilin në detajet e vogla

Ronaldo, “gojëmbël” për Ancelottin: Jashtëzakonisht i aftë, do ta ndihmojë Brazilin në detajet e vogla

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit dhe Real Madridit, Ronaldo Luís Nazário de Lima, ka shprehur besim të plotë te trajneri i Brazilit, Carlo Ancelotti, në prag të Botërorit 2026: “Jam i sigurt se do të ndihmojë në rregullimin e detajeve të vogla që mungojnë para Kupës së Botës, – deklaroi “Fenomeni” në një intervistë për Konfederatën Braziliane të Futbollit (CBF), pasi vizitoi grumbullimin e skuadrës për miqësoren ndaj Kroacisë. Ish-lojtari, që ka punuar me Ancelottin te Milani, vlerësoi si trajnerin, ashtu edhe skuadrën, duke theksuar se “Brazili ka talente të pabesueshme dhe një trajner jashtëzakonisht të aftë”. Në praninë e Ronaldos dhe kampionit tjetër të botës, Rivaldo, u zhvillua stërvitja e ekipit, ku u pa një ambient i qetë dhe shëndetshëm, pavarësisht presionit. Ai theksoi se...