Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Ronaldo e qartëson: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Cristiano Ronaldo i ka objektivat e qarta. Ylli portugez nuk ka ndërmend t’i japë fund karrierës së tij futbollistike pa arritur shifrën historike prej 1000 golash. “Të vazhdosh të luash në këtë moshë nuk është e lehtë, por futbolli mbetet pasioni im më i madh. Nuk ka rëndësi se ku aktivizohem, qoftë në Lindjen e Mesme apo në Evropë. Objektivi im është i qartë: të shënoj gola dhe të arrij numrin që të gjithë e dini. Synimi im janë 1000 gola”, është shprehur Cristiano Ronaldo. Aktualisht, 40-vjeçari ka realizuar 956 gola gjatë gjithë karrierës së tij.