Ronaldo dhe Georgina inaugurojnë shtëpinë e re spektakolare 25 milionë euroshe

Ronaldo dhe Georgina inaugurojnë shtëpinë e re spektakolare 25 milionë euroshe

13 Janar 2026 10:15 Alfred Lleshi Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez e kanë nisur vitin në mënyrën më të mirë. Pas blerjes së dy vilave luksoze në Detin e Kuq në dhjetor, tani çifti feston përfundimin e punimeve në vilën e tyre në qytetin bregdetar të Cascais, Portugali. Me sipërfaqe 5.000 metra katrorë dhe vlerë prej 25 milionë eurosh, shtëpia e re e futbollistit dhe modeles është më e madhja në vend dhe një nga më të shtrenjtat. E vendosur në zonën ekskluzive “Quinta da Marinha”, 30 km nga Lisbona, mediat parashikojnë se do të jetë vendbanimi i tyre, pas “pensionimit” të Ronaldos nga futbolli. Shtëpia përfshin një pishinë të brendshme dhe një të jashtme 37 metra katrorë, me pamje nga Oqeani Atlantik, kinema private,...