Ronaldo dhe Al Nassr i tij, në prag të kolapsit. “Finalja” që shpëton sezonin

Ronaldo dhe Al Nassr i tij, në prag të kolapsit. “Finalja” që shpëton sezonin

12 Janar 2026 12:38 Alfred Lleshi Al Nassr, lider për pjesën më të madhe të sezonit, deri dy javë më parë, tani luan gjithçka. Pas një barazimi dhe dy humbjeve radhazi, skuadra ka rënë 4 pikë pas Al Hilal dhe sot përballet drejtpërdrejt me të. Një humbje do ta çonte diferencën në 7 pikë, thuajse të parikuperueshme, duke e larguar edhe më shumë titullin e parë të Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite. Jorge Jesus ka nevojë për versionin më të mirë të CR7. Edhe pse ka shënuar 4 gola në 5 ndeshje, pas Kupës Arabe, portugezi është larg formës optimale. Në sfidën e fundit ndaj Al Qadsiah, skuadra vuajti mungesën e tij, ndërsa João Félix ishte rreziku kryesor ofensiv. Al Hilal i Simone Inzaghit rikthen...