Ronaldinho kundër Ancelottit: Edhe me një këmbë, Neymar duhet të jetë në Botëror
20 Mars 2026 9:58 Alfred Lleshi “Edhe sikur të luante me një këmbë, Neymar është ende MË I MIRË se shumica e lojtarëve brazilianë sot. Nuk më pëlqen më ta shoh kombëtaren si më parë, Neymar duhet të jetë me ekipin në Botëror”, – deklaroi Ronaldinho, duke ndezur një debat të madh rreth gjendjes së Brazilit dhe rolit të Neymar. Deklaratat vijnë në një moment kritik. Neymar është lënë jashtë grumbullimit të fundit nga trajneri Carlo Ancelotti për shkak të formës fizike jo optimale, pas një dëmtimi serioz në gju. Megjithatë, sulmuesi i Santosit mbetet rekordmen absolut i Brazilit me 79 gola dhe një figurë qendrore historike e “Seleção”. Situata ka krijuar ndarje: nga njëra anë trajneri Ancelotti kërkon lojtarë 100% gati për Botërorin 2026,...
Burimi:
telesport.al