Ronaldinho ka kritika për futbollin e sotëm: Nuk e shikoj dot një ndeshje të plotë…

Ronaldinho ka kritika për futbollin e sotëm: Nuk e shikoj dot një ndeshje të plotë…

23 Shkurt 2026 8:33 Alfred Lleshi Larg driblimeve magjike dhe buzëqeshjes që e bëri ikonë globale, Ronaldinho ka bërë një rrëfim surprizues. Ai nuk e shijon më futbollin si spektator. Në prag të ndeshjes së legjendave mes Barcelonës dhe Real Madridit në Los Anxhelos, braziliani pranoi se nuk i pëlqen ta ndjekë një ndeshje të plotë: “Nuk më pëlqen të shoh futboll. Më pëlqen vetëm të shoh momentet më të mira, 90 minuta janë shumë. Vetëm nëse është një finale apo derbi…, përndryshe nuk më pëlqen. Nervozohem, filloj të mendoj: Si mund ta humbiste ai atë pasim? Dhe pastaj zemërohem”. Kampion bote me Brazilin në vitin 2002, Ronaldinho thotë se përvoja si lojtar e bën ta shohë lojën ndryshe, duke vënë re gabime dhe detaje që...