Roma dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë 3-3 në ‘Olimpico’! Zhegrova nderon bardhezinjtë

Roma dhe Juventusi dhurojnë spektakël, barazojnë 3-3 në ‘Olimpico’! Zhegrova nderon bardhezinjtë

Në ‘Olimpico’ Roma dhe Juventusi barazuan 3-3 në një ndeshje me shumë emocione, aty ku ‘Zonja e Vjetër’ vendosi ekuilibrat vetëm në kohën shtesë. Ishin vendasit që shënuan golin e parë me Wesley Franca pas 39 minutash lojë. Mbrojtësi veproi bukur dhe me të djathtën nga jashtë zone ndezi festën në stadium. Në pjesën e dytë Conceiçao barazoi për 1-1 me një supergol, por Roma kishte ruajtur dy gola të tjerë me Ndicka dhe Malen në minutat 54 dhe 65. Kur u duke se Roma kishte siguruar tri pikët, trajneri Spalletti hodhi në fushë Edon Zhegrovën te miqtë. Duhej sulmuesi shqiptar që të ‘gatuante’ dy golat e barazimit për Juven. Nga këmbët e tij erdhi krosimi për golin e dytë të Jeremie Boga, ndërsa po...