Roma bën detyrën në shtëpi ndaj Cremonese dhe shkëputet nga Juventus. Ja situata në Serie A

Roma bën detyrën në shtëpi ndaj Cremonese dhe shkëputet nga Juventus. Ja situata në Serie A

Roma ka bërë detyrën duke fituar 3-0 ndaj Cremonese në sfidën e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 26-të në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 60-të, ku Bryan Cristante shënoi me kokë pas krosimit të Lorenzo Pellegrini nga goditja e këndit. Në minutën e 77-të përsëritet skena e golit të parë. Këtë herë kroson nga këndi Cristante dhe Evan Ndicka duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Cremonese-s, dërgon topin në rrjetë dhe dyfishon shifrat. Në minutën e 86-të ishte i futuri në fushë si zëvendësues në pjesën e dytë, Niccolo Pisilli, që vulosi shifrat 3-0 me golin e tij. Pas kësaj fitoreje, Roma shkëputet disi nga Juventus dhe mban vendin e 4-të me 50 pikë, 4 pikë më shumë...