Roberto Carlos jep lajmin e fundit për shëndetin, pas operacionit urgjent të zemrës
19 Janar 2026 10:27 Alfred Lleshi Fillimi i vitit u shënua nga shqetësimi për shëndetin e Roberto Carlos. Ish-futbollisti brazilian u shtrua në spital në São Paulo pasi testet rutinë zbuluan një bllokim koronarie, çka kërkonte ndërhyrje urgjente për të parandaluar komplikime. U krye angioplastikë emergjente të njëjtën ditë dhe sipas njoftimit zyrtar më 31 dhjetor, operacioni ishte “i suksesshëm dhe pa incidente”, pacienti ishte i qëndrueshëm dhe pa simptoma. Pas daljes nga spitali, Roberto Carlos sqaroi: “Nuk pata atak në zemër. Po rikuperohem mirë dhe shpresoj të kthehem shpejt në formë të plotë”. Disa ditë më vonë, në programin “Fiesta”, ai u shfaq më i shëndetshëm dhe i gëzuar: “Ishin tri ose katër ditë të tmerrshme, por tani jam shumë i lumtur dhe pranë...
Burimi:
telesport.al