Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Roberto Carlos dërgohet me urgjencë në spital, shfaqi probleme me.. Legjenda e Real Madrid i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale
Ikona braziliane e Real Madrid, Roberto Carlos është shtruar me urgjencë në spital. The Sun raporton se ish-mbrojtësi legjendar i Real Madrid dhe kombëtares së Brazilit, i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi u diagnostikua me një sëmundje në zemër. Roberto Carlos, 52 vjeç, ishte duke kaluar kohë me bashkëshorten dhe një nga fëmijët e tij në Brazil, përpara se të dërgohej me urgjencë në spital.