Robert Lewandowski nuk është në formë para Shqipërisë, shifrat flasin kundër sulmuesit të Barcelonës

Robert Lewandowski nuk është në formë para Shqipërisë, shifrat flasin kundër sulmuesit të Barcelonës

Robert Lewandowski nuk është në formën më të mirë para Shqipërisë. Kuqezinjtë i rrezikuan Europianin në herën e fundit duke e lënë pas vetes, por këtë herë kanë mundësi që t’i heqin Botërorin e fundit të karrierës. Sulmuesi i Barcelonës ka nisur që të ndiejë vitet mbi shpinë dhe 2026 nuk mund të quhet viti i tij. Në 16 ndeshje që katalanasit kanë zhvilluar këtë vit, Leëandoëski ka arritur të realizojë vetëm 6 gola. Shumë pak për një sulmues klasi dhe mbi të gjithë, për një sulmues i cili është pjesë e një ekipi si Barcelona, që sulmon gjithë kohën kundërshtarin e saj. /Sport Ekspres/