Riyad Mahrez fenomenal, Algjeria e nis me fitore bindëse në Kupën e Kombeve të Afrikës (video)

Riyad Mahrez fenomenal, Algjeria e nis me fitore bindëse në Kupën e Kombeve të Afrikës (video)

24 Dhjetor 2025 18:01 Telesport Algjeria e ka nisur me fitore rrugëtimin në Kupën e Kombeve të Afrikës, pasi mundi 3-0 Sudanin në ndeshjen e parë të grupit E. Protagonisti kryesor i takimit, Riyad Mahrez, me dy gola të shënuar. Ish-ylli i Manchester City shënoi që në minutën e parë pas asistit të Boudaoui, me një goditje të bukur me të majtën brenda zonës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për algjerianët. Në pjesën e dytë ishte sërish Riyad Mahrez që dyfishoi shifrat, pas një asisti të mrekullueshëm të Amoura. Ibrahim Maza vulosi fitoren 3-0 ëpr Algjerinë me golin e tij në minutën e 85-të. Pas kësaj fitoreje, Algjeria kryeson renditjen me 3 pikë, aq sa ka edhe Burkina Faso, që mundi sot më herë 2-1...