Rita Ora karikon Kosovën dhe Shqipërinë: Shpresoj që të bëni histori dhe të kualifikoheni në Botëror

Rita Ora karikon Kosovën dhe Shqipërinë: Shpresoj që të bëni histori dhe të kualifikoheni në Botëror

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka treguar mbështetjen e saj të pakursyer për kombëtaret e Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat luajnë sonte gjysmëfinalet e “play off”-it të Botërorit 2026, respektivisht ndaj Sllovakisë dhe Polonisë, në fusha kundërshtare. Në një postim në Instagram, Rita Ora ndau një foto të dy skuadrave, duke e shoqëruar me mesazhin inkurajues: “Fat të mbarë! Shpresoj që të bëni histori dhe të kualifikoheni për Botërorin”! Në imazhin e publikuar, futbollistët e të dyja kombëtareve shfaqen nën sloganet: “Forca Kosova” dhe “Forca Shqipëria”! Ylli i muzikës reflekton kësisoj emocionin dhe mbështetjen e saj për këtë moment historik kombëtarist shqiptar, me dy kombëtare që synojnë ende finalet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet kësaj vere në SHBA, Meksikë dhe Kanada....