Rio Ferdinand mbron Vinícius: E neveritshme, “minjtë racistë” duhet të ndëshkohen
18 Shkurt 2026 13:52 Alfred Lleshi Rio Ferdinand, legjendë e Manchester United dhe e kombëtares angleze, mbrojti Vinícius Júnior pas incidentit racist në Lisbonë dhe deklaroi se akte të tilla janë të papranueshme, madje “minjtë racistë” duhet të ndëshkohen. Ish-mbrojtësi anglez, sot komentator televiziv, publikoi një video në rrjetet sociale duke mbështetur lojtarin e Real Madridit pas sulmit të pretenduar racist nga Gianluca Prestianni i Benfica. “Duhet fajësuar Vini? Që nuk duhet të festonte kështu? Po si? Është e papranueshme. Futbolli është sport i bukur. Pse e duam Roger Milla? Për mënyrën si festonte me tifozët. Po përpiqen të na marrin bukurinë e këtij sporti. Këto mbeturina, këta minj që bëjnë komente raciste, duhet të ndëshkohen. Nuk duhet t’i mbrojmë, sidoqoftë kur një shok skuadre...
Burimi:
telesport.al