Rinovoi pak kohë më parë, Barcelona nxjerr titullarin në shitje. Vlen 65 mln euro

Rinovoi pak kohë më parë, Barcelona nxjerr titullarin në shitje. Vlen 65 mln euro

21 Mars 2026 18:25 Telesport Edhe pse Barcelona rinovoi me Jules Kounde deri në vitin 2030 pak muaj më parë, klubi katalanas është i hapur për të dëgjuar ofertat që do të vijnë në verën e ardhshme për mbrojtësin e djathtë francez. Për Kounde ka një interes të madh në Premier League, ku francezi është objektiv i Manchester United dhe Tottenham. Vlera në treg e francezit është 65 milionë euro nëse i referohemi Transfermarkt, pak a shumë kjo është edhe shifra që pret Barcelona për të lejuar largimin e 27-vjeçarit. Pavarësisht se është një titullar i padiskutueshëm te katalanasit, fërkimet e vazhdueshme që ka pasur me Hansi Flick, por mbi të gjitha një lloj tjetër profili që kërkon trajneri gjerman për krahun e djathtë, ndikojnë...