Rinovimi i Maignan, Dida shtyn përpara: Lider i lindur, ka respektin dhe besimin e të gjithëve
30 Janar 2026 10:54 Alfred Lleshi Kampion bote dhe fitues i 2 Champions League, Nelson Dida ka shkruar historinë e Milanit mes shtyllave, ndaj nuk qëndron dot indiferent ndaj paraqitjeve të “ish-nxënësit” të tij, Mike Maignan. Portieri francez, me kontratë që skadon më 30 qershor, po shfaq në këtë sezon gjithë nivelin e një top-lojtari. “Mike bën pritje jashtëzakonisht të rëndësishme dhe tregon se është gjithmonë një nga portierët më të mirë në qarkullim, – shpjegon braziliani 52-vjeçar. – Është në formë spektakolare; bën shumë ndërhyrje, jo vetëm një apo dy, që tregojnë sa i përqendruar është gjatë gjithë ndeshjes. Për më tepër, është shumë i zoti edhe në fazën e ndërtimit të lojës”. Ai e vlerëson ‘Magic’ Mike edhe si lider: “Është një udhëheqës...
Burimi:
telesport.al