“Ringjallet” Arsenal, fitore e madhe në derbi. Eberechi Eze i jashtëzakonshëm (video)

“Ringjallet” Arsenal, fitore e madhe në derbi. Eberechi Eze i jashtëzakonshëm (video)

Pas dy barazimeve rresht, Arsenal është rikthyer te fitorja, këtë herë duke fituan në transfertë derbin ndaj Tottenham, me shifrat 1-4. Supersfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku Enerechi Eze shënoi një gol shumë të bukur, me një goditje gjysmë rroveshatë, pas një topi të futur në zonë nga Bukayo Saka. Kundërpërgjigja e vendasve ishte e menjëhershme, ku pas një topi të humbur në zonën e tij nga Declan Rice, ishte Kolo Muani që përfitoi dhe me një goditje të fortë dërgoi topin në rrjetën e David Raya. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në pjesën e dytë, “Topçinjtë” shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 47-të, ishte Viktor Gyokeres që shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës...