Rikthim te Real Madrid? Përgjigjet Mourinho: Nuk jam për telenovela unë

Rikthim te Real Madrid? Përgjigjet Mourinho: Nuk jam për telenovela unë

18 Janar 2026 12:22 Telesport Jose Mourinho ka reaguar me ironi ndaj spekulimeve që e lidhin me një rikthim të mundshëm te Real Madridi. Në një deklaratë për Sport TV, trajneri portugez u shpreh se nuk i kushton rëndësi zërave dhe thashethemeve që qarkullojnë vazhdimisht në media, duke theksuar se nuk është pjesë e “telenovelave” të futbollit modern. “Mos më përmendni emrin për telenovela. Ka telenovela të mira, por janë shumë të gjata; nëse humb një ose dy episode, humbet fillin. Mos e bëni me mua, sepse unë nuk shikoj telenovela”, u shpreh Mourinho, duke lënë të kuptohet se fokusi i tij mbetet larg spekulimeve dhe më pranë punës konkrete, pa u ndikuar nga zërat për një rikthim në stolin e “Los Blancos”.