Rikthim në shtëpi? Mësohet destinacioni i ri i Cristiano Ronaldos në rast largimi nga Al-Nassr
4 Shkurt 2026 17:20 Telesport Marrëdhënia mes Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr nuk është në ditët më të mira. Ylli portugez po mendon seriozisht largimin nga klubi saudit në fund të këtij sezoni. Ronaldo ka një përplasje të drejtpërdrejtë me Fondin e Investimeve Publike (PIF), institucioni që kontrollon drejtpërdrejt klubet kryesore të vendit, pasi beson se ky fond po pengon Al-Nassr për të transferuar lojtarët që duhet për të fituar titullin kampion dhe sipas portugezit favorizohen dy ekipet e tjera rivale: Al-Ittihad dhe Al-Hilal. Të gjendur në këtë situatë, ditët e fundit janë shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm të Ronaldos nga Al-Nassr dhe destinacioni më i përfolur deri tani është rikthimi te Sporting Lisbon, aty ku nisi gjithçka.
Burimi:
telesport.al