Riise për Klopp: Nëse do të kthehet, e shoh mirë në kombëtare. E ka mbyllur kapitullin me klubet
26 Dhjetor 2025 11:52 Alfred Lleshi E ardhmja e Jurgen Klopp vazhdon të diskutohet, kësaj radhe mendim jep një ikonë e “Reds”, John Arne Riise. Ish-mbrojtësi norvegjez analizoi mundësinë e kthimit të trajnerit gjerman, duke përjashtuar angazhim të përditshëm te ndonjë klub: “Nëse do të kthehet, mendoj se do të zgjedhë një kombëtare. Nuk besoj se do të punojë më për ndonjë klub. E shoh mirë tek Anglia në të ardhmen. Me kombëtaren është angazhim më pak rraskapitës krahasuar me punën e përditshme te një klub, kjo mund t’i përshtatet”. Riise vuri në pah ndikimin njerëzor dhe profesional të Klopp: “Jurgen e do jetën dhe vë pasion në çdo gjë që bën. Do të doja ta shihja sërish në veprim për energjinë që shpalos, por...
Burimi:
telesport.al