Rice: Fitorja në finalen e Carabao Cup mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe për Arsenal

Rice: Fitorja në finalen e Carabao Cup mund të jetë fillimi i diçkaje të madhe për Arsenal

Declan Rice këmbëngul se Arsenal është gati të fitojë trofeun e parë që nga viti 2020, duke thënë se një triumf në finalen e Carabao Cup ndaj Manchester City mund të jetë starti i diçkaje të madhe në të ardhmen. Ndërsa City i Pep Guardiola u eliminua nga Champions League kundër Real Madrid, “topçinjtë” u kualifikuan lehtësisht në çerekfinale, me një fitore 2-0 ndaj Bayer Leverkusen në “Emirates”. Tashmë të gjithë sytë tani janë kthyer nga “Wembley” ku Arsenal, liderët e Premier League dhe ende në kërkim të katër trofeve këtë sezon, do të përballen me City për trofeun e parë të madh të sezonit ditën e diel. “Djemtë tashmë po flasin për këtë finale dhe jemi të emocionuar. Për momentin, në çdo ndeshje futbolli...