Ribery: Qëllimi im është të bëhem trajner, Coverciano është vendi ideal për të mësuar

Ribery: Qëllimi im është të bëhem trajner, Coverciano është vendi ideal për të mësuar

Franck Ribery, në moshën 42-vjeçare, ka një objektiv të qartë për të ardhmen: Dëshiron që të nisë karrierën si trajner. Në një intervistë për “Gazzetta Dello Sport” ai ka konfirmuar ëndrrën e tij. “Qëllimi im është të bëhem trajner. Ndërkohë, po studio. Coverciano është vendi ideal, ndihem si në shtëpi. Jam i lumtur që jam atje, ndihem rehat dhe kam takuar kaq shumë njerëz të shkëlqyer për të ndarë udhëtimin tim”, tha Ribery Më tej, francezi, i pyetur nëse dëshiron që ta nisë këtë aventurë të re në Serie A, ku dhe mbylli karrierën si lojtar, tha: “Nuk e di ende se ku mund të trajnoj. Shpresoj që të jetë në Itali, një vend që e dua”. “Por, do të mirëprisja gjithashtu mundësinë për të...