Rezultoi dështim te Bayern, Nicolas Jackson drejt rikthimit në La Liga

Rezultoi dështim te Bayern, Nicolas Jackson drejt rikthimit në La Liga

17 Shkurt 2026 20:59 Telesport Tashmë nuk ka pikë dyshimi që Bayern Munich nuk do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të Nicolas Jackson për 65 milionë euro në fund të sezonit, kohë kur i mbaron edhe huazimi. 5 gola dhe 1 asist në 22 ndeshje dhe aq më shumë minutazhi i pakët, janë arsye bindëse që Bayern të mos ushtrojë të drejtën e transferimit të përhershëm. Sulmuesi senegalez do të rikthehet përkohësisht te Chelsea në verë, por jo për të qëndruar gjatë. 24-vjeçari nuk bën pjesë në projektin e Liam Rosenior, ndaj duhet të gjejë një ekip të ri. “The Times” zbulon se destinacioni më i mundshëm për Jackson është rikthimi te Villarreal, aty nga ku u transferua verën e vitit 2023...