Rezultatet flasin për Oltijon Kërnajën, nën drejtimin e tij Partizani ka ritmin e Egnatias

Rezultatet flasin për Oltijon Kërnajën, nën drejtimin e tij Partizani ka ritmin e Egnatias

Oltijon Kërnaja ishte një bast i guximshëm te Partizani nga ana e drejtuesëve të ekipit. Të kuqtë po vuanin për rezultate dhe kur doli zyrtarizimi për afrimin e Kërnajës, shumëkush mendoi se ishte fundi i Partizanit dhe se gjendja e tyre do të ishte pak a shumë si e Tiranës tanimë. Kjo për shkak se CV e Kërnajës nuk ishte e pasur në të kaluarën dhe te Partizani nuk kishin kohë, rezultatet kërkoheshin me patjetër. Megjithatë koha tregoi se vendimi ishte i saktë, Kërnaja ka marrë rezultate shumë të mira tek kryeqytetasit. Nëse shohim 17 javët e Partizanit nën drejtimin e Kërnajës, të kuqtë ndodhen në vendin e katërt me 26 pikë, duke grumbulluar vetëm tre pikë më pak se Egnatia dhe një pikë më...