Rezultatet e plota dhe ndryshimet në renditje pas javës së 19-të na Abissnet Superiore. Ja si ndryshon situata
Abissnet Superiore u rikthye me ndeshjet e javës së 19-të, e para për vitin e ri kalendarik, duke dhuruar emocione dhe rivalitet në të gjitha fushat. Sfida e fundit e kësaj jave u zhvillua në stadiumin “Niko Dovana”, ku Teuta dhe Dinamo City u ndanë në barazim pa gola 0-0, në një takim të fortë dhe të luftuar deri në vërshëllimën finale. Vora regjistroi një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e ri në shtëpi, duke mposhtur Partizanin me rezultatin minimal 1-0. Përballja ishte mjaft e luftuar, ndërsa Partizani humbi një mundësinë të artë në fundin e pjesës së parë pas një 11-metërshi të shpërdoruar. Tirana u rikthye te fitorja, duke triumfuar në transfertë ndaj Bylisit me rezultatin 1-0. Me...
Burimi:
telesport.al