Rey Manaj sërish protagonist! I jep fitoren skuadrës me shiritin e kapitenit
1 Mars 2026 14:03 Telesport Rey Manaj u bë edhe një herë protagonist te Sivasspor në kuadër të ndeshjes së javëd së 28-të në Ligën e Parë të Turqisë. Sulmuesi shqiptar ishte titullar ndaj Serik spor, ku Sivasspor fitoi 0-1 me gol të Manajt, i cili sot e nisi si kapiten. Manaj gjeti golin në pjesën e dytë duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon. Në 5 ndeshje me fanellën e Sivasspor, Manaj ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë një asist.
Burimi:
telesport.al