Restoranti i Guardiolës njofton mbylljen e papritur pas 7 vitesh në Manchester
18 Dhjetor 2025 11:20 Alfred Lleshi Pep Guardiola ka vendosur ta mbyllë restorantin e tij në Manchester, “Tast, cuina catalana”, ku në kuzhinë ishte shefi me yll Michelin, Paco Pérez. Lokali ishte hapur prej 7 vitesh dhe kishte pritur shumë futbollistë të Manchester City, të cilëve trajneri katalanas iu ofronte kuzhinë tipike katalanase. Në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale, stafi bëri të ditur se ka marrë vendimin e vështirë për t’i mbyllur dyert për herë të fundit pasnesër, më 20 dhjetor. Arsyeja e mbylljes lidhet me rritjen e taksave dhe “kushtet tregtare jashtëzakonisht të vështira”, pak kohë pas masave të forta të ndërmarra nga kancelarja britanike, Rachel Reeves. Në sqarim thuhet: “Si shumë të tjerë në sektorin e hotelerisë, jemi përballur me kushte...