Rënia drastike e 77 milionë euroshit që “çmendi” ekipet e mëdha, tani përfundon në Rusi

Rënia drastike e 77 milionë euroshit që “çmendi” ekipet e mëdha, tani përfundon në Rusi

5 Shkurt 2026 16:05 Telesport E mbani mend Jhon Duran? Kolumbiani vetëm 19 vjeç, edhe pse nuk ishte titullar i rregullt tek Aston Villa, në merkaton dimërore të një viti më parë, u transferua me shumë bujë për tek Al-Nassr, për shifrën 77 milionë euro, edhe pse për të kishte interes nga disa klube të njohura në ligat kryesore në Europë. Në gjysmën e dytë të sezonit të mbetur të vitit të kaluar, kolumbiani shënoi 12 gola në të gjitha garat me Al-Nassr, duke qenë shumë larg pritshmërive ndaj tij. Në merkaton e verës së kaluar, Duran u huazua te Fenerbahce, me të drejtë blerje për 35 milionë euro. Aventura në Turqi rezultoi tejet zhgënjyese, ku shënoi 5 gola në 12 ndeshje. Pas zhgënjimit edhe...