Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
RENDITJA/ Kategoria Superiore, e 66-ta në rang Botëror
“Opta Power Rank ings” ka publikuar renditjen globale të 411 ligave të futbollit në botë dhe kjo pasqyrë statistike tregon qartë se ku qëndron futbolli shqiptar në të gjitha nivelet e tij. Kategoria Superiore renditet në vendin e 66-të me 68 pikë totale, duke qenë liga më e fortë në vend dhe e vetmja që pozicionohet në pjesën e mesme të renditjes botërore. Kjo tregon një stabilitet relativ të elitës së futbollit shqiptar edhe pse pa ndonjë rritje domethënëse krahasuar me periudhat e mëparshme. Mesatarja e pesë skuadrave më të mira arrin në 70.2 pikë ndërsa dhjetë ekipet kryesore qëndrojnë në nivelin 68 çka dëshmon se kampionati është i balancuar por edhe se mungon një elitë që ta tërheqë ligën drejt niveleve më të larta...