Renditja e UEFA-s/ Anglia ‘arratiset’ në krye, Italia i afrohet Gjermanisë dhe synon vendin shtesë në Champions League

Renditja e UEFA-s/ Anglia ‘arratiset’ në krye, Italia i afrohet Gjermanisë dhe synon vendin shtesë në Champions League

Renditja më e fundit e publikuar nga UEFA konfirmon dominimin e futbollit anglez në kompeticionet europiane për këtë sezon. Anglia kryeson bindshëm me 22.291 pikë dhe e ka tashmë të sigurt vendin shtesë në edicionin e ardhshëm të Champions League, falë një ecurie perfekte me 9 skuadra të kualifikuara nga 9 në fazën e 1/8-ave tw kompeticioneve evropiane. Pas saj renditet Gjermania, që mban aktualisht vendin e dytë me 5 skuadra të kualifikuara nga 7, por presioni i Italisë është bërë shumë më i fortë. Kualifikimi i Bolognas në Europa League dhe i Fiorentinës në Conference League ka rritur ndjeshëm koeficientin italian. Italia tashmë numëron katër skuadra në fazën e 1/8-ave dhe ka ngushtuar diferencën me Gjermaninë nga 571 pikë, në vetëm 214 më pak,...