Renditja e UEFA për vendin e 5-të në Champions; Italia afrohet me Gjermaninë dhe Spanjën

Renditja e UEFA për vendin e 5-të në Champions; Italia afrohet me Gjermaninë dhe Spanjën

27 Shkurt 2026 9:44 Alfred Lleshi Pas përfundimit të “play off”-eve të “Europa League” dhe “Conference League”, Italia fiton terren në renditjen sezonale të UEFA-s 2025/26. Fiorentina humbi në shtëpi ndaj Jagiellonia, por u kualifikua për në 1/8 finale pas kohës shtesë, ndërsa Bologna fitoi edhe ndeshjen e kthimit ndaj Brann. Këto rezultate i kanë lejuar Italisë ta ngushtojë diferencën me Gjermaninë dhe Spanjën. Aktualisht Italia renditet e katërta në klasifikimin sezonal, që jep një vend shtesë në Champions League për dy federatat më të mira. Anglia duket e paarritshme, por vendi i dytë mbetet ende objektiv. Megjithatë, gara mbetet e vështirë pasi kanë mbetur vetëm katër skuadra italiane në lojë: Atalanta në Champions, si dhe Bologna, Roma dhe Fiorentina në kompeticionet e tjera europiane....