Renditja e fundit e FIFA-s: Kosova po i afrohet Shqipërisë, kuqezinjtë humbin një vend

Renditja e fundit e FIFA-s: Kosova po i afrohet Shqipërisë, kuqezinjtë humbin një vend

1 Prill 2026 18:44 Telesport Pas përfundimit të ndeshjeve të play-off ku u përcaktuan edhe kombëtaret e fundit që siguruan biletën për Kupën e Botës 2026, sot FIFA ka përditesuar renditjen e saj. Pavarësisht se nuk arriti të siguronte biletën për në Botëror, Kosova ka arritur sot renditjen më të mirë në historinë e saj, duke u ngjitur në vendin e 78-të, si asnjëherë më parë. Në anën tjetër, dy humbjet e fundit të Shqipërisë i kanë kushtuar zbritjen me një vend në renditje, ku nga vendi i 63-të, tani renditen në vendin e 64-të. Përsa i përket podiumit janë: Francë, Spanjë dhe Argjentinë.