Rei Manaj largohet nga Emiratet arabe, pritet të kthehet në kampionatin turk

Rei Manaj largohet nga Emiratet arabe, pritet të kthehet në kampionatin turk

Adriatik BALLA Në ditët e fundit të merkatos dimërore po ndodhin befasi me disa lojtarë të përfaqësueses kuqezi, pasi po bëjnë lëvizje të orës së fundit në treg. Dita e djeshme ishte frytdhënëse për dy nga lojtarët titullarë të Kombëtares, mesfushorin Kristjan Asllani dhe sulmuesin Rei Manaj. I pari la Torinon në Serie A dhe huazohet në kampionatin turk, me Beshiktashin. Edhe këtë herë transferimi në formë huazimi ndodh nëpërmjet Interit që ka në pronëzi kartonin e lojtarit. Nga ana tjetër, Rei Manaj nuk ka vazhduar më tej në kampionatin e Emiratave të Bashkuara Arabe dhe sot do të merret vesh se ku do të firmosë. Me shumë gjasë, Manaj kthehet në kampionatin turk, ndoshta me Sivasporin, por nuk përjashtohet një kthim edhe në Europë....