Rei Manaj humb zyrtarisht ndeshjet me Kombëtaren, Shqipëria “vuan” për sulmues përballë Polonisë

Rei Manaj humb zyrtarisht ndeshjet me Kombëtaren, Shqipëria “vuan” për sulmues përballë Polonisë

Tashmë është zyrtare. Rei Manaj nuk do të jetë pjesë e Kombëtares shqiptare për ndeshjet “play off”, të vlefshme për Kupën e Botës 2026. Sulmuesi shqiptar u largua nga fusha e lojës i dëmtuar që në minutën e 7 të takimit ditën e djeshme. Pas rezonancës manjetike të kryer ditën e sotme, është vënë re se lojtari ka pësuar një këputje të gradës së 3-të të tendinës intramuskulare. Ky lajm është komunikuar nga vetë klubi Sivaspor. “Si rezultat i rezonancës manjetike të sotme të lojtarit tonë, u dallua një këputje e gradës së 3-të e tendinës intramuskulare dhe gjakderdhje”, ka komunikuar ndër të tjera klubi Sivaspor në kanalet zyrtare në rrjetet sociale. Në këto kushte Rei Manaj i bashkohet Mirlind Dakut në listën e futbollistëve...