Regragui drejt largimit nga Maroku, favorit për ta zëvendësuar është ish-trajneri i Barçës

Regragui drejt largimit nga Maroku, favorit për ta zëvendësuar është ish-trajneri i Barçës

Largimi i Walid Regragui nga kombëtarja e Marokut mund të konsiderohet i sigurt, edhe pse mungon ende zyrtarizimi (nuk do të bëhet derisa të gjendet zëvendësuesi, sipas burimeve). Brenda federatës përkatëse afrikane ky shihet si një vendim që mund të realizohet shumë shpejt, pavarësisht mohimeve zyrtare. Lajmi lidhet me emrin e zgjedhur nga federata (edhe pse nuk do të thotë se do të jetë përfundimtar) për ta zëvendësuar. Emri që aktualisht konsiderohet favorit absolut nga drejtuesit është, sipas “MARCA”, Xavi Hernández, i cili është i lirë që prej largimit nga Barcelona një sezon e gjysmë më parë, pasi fitoi një La Liga dhe një Superkupë të Spanjës. Federata marokene beson se trajneri katalanas, i gatshëm për të nisur një projekt të madh (edhe pse zakonisht...