Refuzon 40 milionë euro rrogë dhe qëndron te Barcelona. Zbulohet një nga prapaskenat e bujshme të merkatos

Refuzon 40 milionë euro rrogë dhe qëndron te Barcelona. Zbulohet një nga prapaskenat e bujshme të merkatos

5 Prill 2026 20:22 Telesport “Diario Sport” zbulon se Dani Olmo refuzoi një ofertë të majme ekonomike nga Al Qadisiyah, gjatë merkatos së janarit. Klubi saudit i ka ofruar 40 milionë euro Barcelonës për të lënë të lirë lojtarin, ndërsa për të bindur vetë mesfushorin sulmues i është ofruar një rrogë prej 9.5 milionë euro në sezon, për 4 vite. Pra, në total, Olmo do të fitonte rreth 40 milionë euro bashkë me bonuset, nëse do të pranonte ofertën e klubit saudit. Sipas raportimit në fjalë, vetë lojtari ka refuzuar menjëherë ofertën e ardhur në drejtim të tij, duke vazhduar të qëndrojë te Barcelona, aty ku këtë sezon ka kontribuar me 8 gola dhe 8 asiste. Spanjolli pritet të jetë sërish në qendër të vëmendjes...