Refuzoi Juven në verë, Gasperini: Zgjodha Romën sepse sfida ishte më e vështirë

Refuzoi Juven në verë, Gasperini: Zgjodha Romën sepse sfida ishte më e vështirë

20 Dhjetor 2025 8:51 Alfred Lleshi Juventus-Roma është një kryqëzim vendimtar për sezonin. Bardhezinjtë synojnë vazhdimësinë pas fitores në Bologna, ndërsa verdhekuqtë, duke përfituar nga Superkupa, tentojnë t’i afrohen Interit në krye. Gasperini, i përfolur verën e kaluar për stolin e Juves, shpjegon zgjedhjen: “Këtu sfida ishte më e vështirë. Jam i kënaqur me atë që kam nisur. Juventusi mbetet një skuadër shumë e fortë, që mund të përforcohet gjithmonë. Vijmë nga paraqitje të mira me Comon dhe në Glasgow, duam të matemi me Juven, kampionati është në fazën më të bukur”. Për “infermierinë”: “Paulo (Dybala) do ta vlerësojmë sot nëse luan nga fillimi apo disa minuta. Artem (Dovbyk) nuk është rikuperuar plotësisht, ka ende vështirësi në goditje”. Alarm i vogël edhe për Hermoso. Për renditjen...