Rebelimi i Benzema, flet Conceiçao: Pyetni klubin, unë jam këtu për të stërvitur

Rebelimi i Benzema, flet Conceiçao: Pyetni klubin, unë jam këtu për të stërvitur

30 Janar 2026 13:00 Alfred Lleshi Rasti i Karim Benzema po bëhet gjithnjë e më i nxehtë. Së fundi, sulmuesi francez nuk ishte në dispozicion për ndeshjen e Al Ittihad kundër Al Fateh, një mungesë që nuk kaloi pa u vënë re. Trajneri Sergio Conceiçao u pyet menjëherë për situatën, duke treguar transparencë dhe mbrojtur lojtarin: “Duhet të pyetet klubi për Karim. Unë jam këtu për të stërvitur, përgatitur ndeshjet, arritur rezultate dhe fituar tituj”. Ai shtoi: “Mund të them vetëm që Karim është një profesionist i shkëlqyer dhe lojtar fantastik, për të cilin jam krenar si trajner”. Sipas “AS”, francezi ishte “mashtuar” nga drejtuesit e klubit saudit. Atij i ishte premtuar rinovimi me të njëjtat, ose më të mira kushte, por realiteti parashikon ulje...