Reali pa Mbape ndaj Benfikës, sulmuesi dy ndeshje jashtë, lista…
Kilian Mbape është lënë jashtë skuadrës nga trajneri Arbeloa për ndeshjen e dytë të play off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benfikës në program këtë mbrëmje në orën 21:00. Ai mbetet jashtë për shkak të një dëmtimi në gjurin e majtë dhe do të humbasë gjithashtu ndeshjen e së hënës së ardhshme kundër Getafes në ligë. Real Madridi do të fillojë sonte me një fitore 1-0 në ndeshjen e parë. Lista e plotë e skuadrës për sot: Portierë: Kurtua, Lunin, Fran Gonzalez Mbrojtës: Karvajal, Alaba, Aleksander-Arnold, Asencio, Karreras, Fran Garsia, Rudiger, MendiMesfushorë: Kamavinga, Valverde, Tçouameni, Arda Gyler, Kestero, Manuel Angel, Palacios, Tiago Sulmues: Vinicius, Gonzalo Garcia, Brahim Diaz, Mastantuono. Post navigation
Burimi:
sportiim.al