Reali i Madridit nxjerr në shitje Kamavingën, klubet angleze të interesuara për mesfushorin francez
Adriatik BALLA Referuar mediave të ndryshme sportive dhe gazetarëve që merren me transferimet në merkato, Reali i Madridit thuhet se ka vendosur një çmim për mesfushorin Eduardo Kamavinga. Madridi pati një natë të shkëlqyer në “Bernabeu” të mërkurën, kur u përball me Mançester Sitin në Ligën e Kampionëve. Një “hattrick” i jashtëzakonshëm nga Federiko Valverde vulosi një fitore bindëse 3-0 ndaj skuadrës së Pep Guardiolës. Kamavinga e nisi ndeshjen nga stoli dhe hyri në lojë në minutën e 70-të, duke zëvendësuar Arda Gylerin. Francezi është lidhur muajt e fundit me një largim nga “Los Blancos” dhe tani raportohet se klubi ka vendosur një çmim për të. Sipas mediumit spanjoll “MARCA”, gazetari Mateo Moreto ka deklaruar se Madridi kërkon rreth 50 milionë paund për Kamavingan. Ai...
Burimi:
sot.com.al