Reali gjen sërish Benfikën, Juventusin e pret Gallatasarai Gjimshiti sfidon Borusian! Njihuni me shortin e Champions-i
Ditën e sotme është organizuar shorti i fazës “play off” të Ligës së Kampionëve. Skuadrat e renditura nga vendi i 9 deri në vendin e 24-t në këtë kompeticion kanë mësuar kundërshtarët e radhës. Kështu, Reali Madridit gjen sërish Benfikën e Murinjos. Këta të fundit fituan me shifrat 4-2 mbrëmjen e së mërkurës, teksa rrugën e rrjetës madrilene e gjeti edhe portieri. Një motiv shtesë për Realin për të synuar fitoren në këto dy sfida. Ndërkohë Juventusi është vënë përballë Gallatasarait, ndërsa Interi ka “peshkuar” Bodo/Glimtin. I vështirë ka rezultuar shorti për Atalantën e Gjimshitit, që do të sfidojë Borusian e Dortmundit. Ndeshjet e para do të luhen më 17-18 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 24-25 shkurt./Sport Ekspres/ Shorti i fazës “play off” të...
Burimi:
sportekspres.com