Reali fiton një tjetër kapitull të “sfidës së pafund”, Guardiola përkulet sërish para “mbretit”
18 Mars 2026 9:09 Alfred Lleshi Shorti i Nyon-it vuri edhe një herë përballë Real Madrid dhe Manchester City, një duel që tashmë është kthyer në klasike të vërtetë të Champions League. Në 7 vitet e fundit, dy skuadrat janë përballur shpesh në fazat me eliminim direkt, duke dhuruar ndeshje spektakolare dhe shpesh të paparashikueshme. Edhe përballja e fundit nuk bëri përjashtim. Në kthimin e 1/8-ave, të luajtur në “Etihad”, Real Madridi fitoi 2-1 pasi e kishte “blinduar” kualifikimin me 3-0 në ndeshjen e parë në “Bernabéu”. Ky sukses shtohet në një seri përballjesh europiane shpesh të favorshme për “Los Blancos”: nga çerekfinalet e 2023/24, të fituara me penallti pas 3-3 në vajtje, te gjysmëfinalja historike 2021/22, e vendosur në shtesë, si dhe dy fitoret...
Burimi:
telesport.al