Real (Valverde) kapitullon Sitin, PSG spektakolar, Bodo/Glimt çudit Europën

Real (Valverde) kapitullon Sitin, PSG spektakolar, Bodo/Glimt çudit Europën

Liga e Kampionëve luajti sot për 1/8-at e saj katër ndeshjet e tjera të kësaj faze. Në këto duele të vajtjes fillimisht Leverkusen- Arsenal barazuan 1-1 ndërsa në mbrëmje tre takime të gjitha “zjarr”, garantuan spektaklin e madh të skuadrave vendase. Në “Santiago Bernabeu” Real Madrid mposhti në të gjitha drejtimet Mançester Sitin duke i shënuar tre gola e humbur një penallti me Vinicius. Padyshim heroi i ndeshjes ishte Federiko Valverde i cili në 45 minutat e para shënoi 3 gola. Mjaft interesant takimi i Parisit ndërmjet PSG-Çelsi. Nëse deri në minutën e 74′ rezultati qëndroi i barabartë, një gafë e portierit mik dhe klasi i Vitinjës rikthyen PSG në kryesim 3-2. Kvaraskelia i hedhur si zëvendësues, shënoi dhe dy herë të tjera për 5-2...