Real Madridi thyen heshtjen për racizmin ndaj Vinícius: Ia kemi dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin

Real Madridi thyen heshtjen për racizmin ndaj Vinícius: Ia kemi dërguar UEFA-s gjithë dokumentacionin

19 Shkurt 2026 13:07 Alfred Lleshi Pas heshtjes së orëve të fundit që kishte tërhequr vëmendje të madhe mediatike, Real Madridi reagoi zyrtarisht për rastin që përfshiu sulmuesin Vinícius Jr. dhe argjentinasin Gianluca Prestianni. Klubi spanjoll njoftoi se i ka dërguar UEFA-s të gjitha provat në lidhje me episodet e ndodhura më 17 shkurt, gjatë ndeshjes së Champions League në Lisbonë kundër Benfica. Në komunikatë theksohet se klubi ka bashkëpunuar aktivisht me hetimin e hapur nga UEFA pas episodeve të rënda raciste të pësuara nga Vinícius Jr. gjatë takimit. Gjithashtu, shprehet vlerësim për mbështetjen dhe solidaritetin e marrë nga lojtari në mbarë komunitetin futbollistik. “Real Madridi njofton se sot i ka transmetuar UEFA-s gjithë dokumentacionin në lidhje me incidentet e ndodhura më 17 shkurt, gjatë...