Real Madridi rikuperon Mbappé dhe Bellingham për kthimin ndaj City në Champions
Real Madridi ka konfirmuar thirrjen e Kylian Mbappé dhe Jude Bellingham për transfertën në Manchester. Një lajm i jashtëzakonshëm për Alvaro Arbeloa, që priste me padurim të rikuperonte dy yje për sfidën e kthimit në 1/8 finale të Champions League. KM10 kishte munguar në 5 ndeshjet e fundit për një problem në gju dhe sipas MARCA-s, trajneri do të veprojë me kujdes, pa nxituar ritmin e futjes në fushë. Mbappé nuk pritet ta nisë titullar në “Etihad”, ndërsa rikuperimi i Bellingham surprizon, megjithëse ai ka pak minuta në këmbë. Gjithashtu, Álvaro Carreras kthehet në dispozicion për mbulim më të mirë në krahun e majtë. Do të kenë hapësirë edhe talentet e “La Fabrica”: Fran Gonzalez, Diego Aguado, Mario Rivas, Cestero, Thiago Pitarch, Manuel Angel dhe...
Burimi:
telesport.al