Real Madridi i Xabi Alonso përballë atij të Arbeloa; shifrat konfirmojnë përmirësimin
26 Janar 2026 13:12 Alfred Lleshi Real Madridi me Arbeloa po funksionon gjithnjë e më mirë. Ndryshimi me të njëjtët lojtarë është i dukshëm pas 4 ndeshjesh, përjashtuar humbjen e rëndë në Kupë ndaj Albacete. Pas asaj disfate, “Los Blancos” kanë tri fitore radhazi: 2-0 ndaj Levantes, 6-1 kundër Monacos dhe 2-0 në “La Cerámica” ndaj Villarrealit. Në total: 12 gola të shënuar dhe 4 të pësuar. Shifrat tregojnë përmirësim krahasuar me Real Madridin e Xabi Alonso: më shumë gola (3 për ndeshje kundrejt 2.17), më shumë goditje në portë (21.5 ndaj 18.8), më shumë posedim (63.9% ndaj 57.3%), më shumë pasime totale (618.15 ndaj 553) dhe të sakta (555 ndaj 490), si edhe më pak goditje të pësuara (3 ndaj 4.3). Fitorja 6-1 ndaj...
Burimi:
telesport.al