Real Madridi formalizon “thyerjen” totale me Federatën, e konsideron La Liga-n të manipuluar
11 Prill 2026 9:03 Alfred Lleshi Real Madridi aktualisht ka shumë pak ose aspak lidhje me Federatën Spanjolle të Futbollit. Drejtuesit e klubit u tërhoqën nga procesi për një rend të ri arbitral. José Ángel Sánchez mori pjesë në disa takime, por në fund njoftoi presidentin Perez se nuk do ta firmoste marrëveshjen. Pas ndeshjes ndaj Girona, drejtuesit e Realit u shprehën të bindur se bëhet fjalë për një “garë të manipuluar” nga arbitrat. Të pakënaqur me ekipin, por sidomos me arbitrimin e Javier Alberola Rojas, ata ndihen të justifikuar për distancimin nga federata. Të martën u thellua kjo ndarje dhe klubi i bardhë nuk synon normalizimin. Në çdo ndeshje, sipas tyre, shtohen arsyet dhe, pa ndryshuar sistemi arbitral, hendeku do të rritet. Në Champions, Rafael...
Burimi:
telesport.al